Protesta e PD, policia shoqëron 52 persona, 17 në pranga
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 5 h më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili po transportonte 10 kg kanabis me qëllim shitjen në zonën e "Kafesë së Rremës".
Në një operacion të denjë për filmat aksion, policia e Tiranës ka ndaluar në “Unazën e Madhe” të kryeqytetit një kamionçinë, me të cilën një 42-vjeçar po transportonte 10 kg kanabis dhe disa armë zjarri.
Policia bën me dije se është vënë në pranga Vilson Shima, prej kohësh nën survejim nga forcat e rendit për shkak të aktivitetit të tij të dyshimtë që përkonte me shitjen e lëndëve narkotike.
I gjithë operacioni është filmuar me dron dhe shihet momenti kur efektivët i presin rrugën dhe në moment e zbresin nga automjeti duke e shtrirë në tokë për t’i vendosur prangat.
Në automjetin e 42-vjeçarit, i cili nuk rezulton të ketë precedentë penalë, janë gjetur 10 kg kanabis ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën edhe 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator e municion luftarak.
Mësohet se Shima e kishte siguruar kanabisin në zonën e Baldushkut dhe do ta shiste në afërsi të zonës së njohur si ‘Kafja e Rremës’, në periferi të Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë. 42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen”, informon policia.
Lidhur me ngjarjet e mbrëmjes së djeshme ka reaguar ashpër Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që e konsideron të pajustifikueshëm lëndimin e besimtarëve që po kryenin ritet fetare për shkak të gazit lotsjellës.
13:38 27 min më parë21.02.2026.
Autori31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës pas katër muajsh në arrati.
13:15 50 min më parë21.02.2026.
AutoriNjë ditë pas protestës ku Partia Demokratike akuzoi policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se si kundërpërgjigje “do të ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në të gjithë vendin”.
12:48 1 h më parë21.02.2026.
Autori
Një sherr për pronën, që ka agravuar deri në përdorimin e kallashnikovit është raportuar këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.
11:47 2 h më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e Tiranës njofton se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta gjatë protestës së PD dhe 18 prej tyre, mes të cilëve tre të mitur, janë arrestuar.
11:20 2 h më parë21.02.2026.
AutoriNjë shofer që po kalonte vuri re praninë e trupit të pajetë pranë një makine ‘Lancia Ypsilon’ me ngjyrë të zezë, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të viktimës, të mbuluar me rërë.
10:58 3 h më parë21.02.2026.
Autori
ARRSH ka njoftuar bllokimin e lëvizjes për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
10:46 3 h më parë21.02.2026.
Autori
Çyrbja u deklarua fajtor për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
10:27 3 h më parë21.02.2026.
Autori
Kreu i Shtetit publikoi një video-mesazh me interpretimin e poezisë “Gjuha shqype” të Gjergj Fishta, të realizuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Selim Alliu" në Peshkopi.
09:57 4 h më parë21.02.2026.
Autori
Komente (0)