Ka mbi 9 vite burg pa shlyer në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 43-vjeçar nga Durrësi, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

21.02.2026. 14:50

Ka mbi 9 vite burg pa shlyer në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i shtetasit Rexhep Muka, i njohur edhe me emrin Kreshnik Muka, u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 82”.

Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari banues në Shënavlash, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Cagliari, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Sipas autoriteteve, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 6 muaj burgim.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)