Gjendet i vrarë me plumb në kokë 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një shofer që po kalonte vuri re praninë e trupit të pajetë pranë një makine ‘Lancia Ypsilon’ me ngjyrë të zezë, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të viktimës, të mbuluar me rërë.

Burimi: Torino Today

21.02.2026. 10:58

Gjendet i vrarë me plumb në kokë 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë pasditen e së premtes nga policia, në një zonë rurale të Torinos. Trupi i pajetë i shqiptarit që banonte në Santa Vittoria d'Alba, u gjet në një rrip toke bujqësore pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin historik të Pollenzo.

Një shofer që po kalonte vuri re praninë e trupit të pajetë pranë një makine ‘Lancia Ypsilon’ me ngjyrë të zezë, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të viktimës, dhe njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar informacionin, por me sa duket sipas mediave italiane i riu shqiptar është vrarë me një plumb në kokë. Arma nuk u gjet në vendngjarje, kështu që nuk ka dyshim se ishte një vrasje. Kjo teori mbështetet edhe nga fakti se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimi për incidentin po kryhet nga oficerë të karabinierëve të qytetit të Torinos dhe njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneos. Prokuroria ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila do të kryhet ditën e sotme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)