Aksident i rëndë në Tiranë, plagosen 2 të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, pasi një aksidenti të ndodhur në orët e para të së martës në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në zonën e Selvisë.

24.02.2026. 10:15

Të lënduar mbetën Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të dy nga 20 vjeç, të cilët po udhëtonin me motor në momentin e përplasjes. Menjëherë pas ngjarjes, ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdes intensiv të mjekëve, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, paraqitet në gjendje më të qëndrueshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)