Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi. Ai po gjykohet në mungesë për veprën penale të pastrimit të parave në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Kërkesa është paraqitur nga kreu i SPAK, Klodian Braho, i cili ka kërkuar gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të shumës prej 18 milionë eurosh. Sipas organit të akuzës, kjo shumë dyshohet se i përket mafias italiane dhe rrjedh nga aktivitete të paligjshme.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, në kuadër të një operacioni më të gjerë kundër veprimtarisë kriminale me origjinë nga Italia. Sipas SPAK, fondet në fjalë janë investuar ose qarkulluar përmes skemave të ndryshme financiare me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)