Kishte 1 milionë euro në makinë, pezullohet polici i komisariatit nr.5

Është pezulluar menjëherë nga detyra efektivi i komisariatit nr.5 në Kamzë, i cili një ditë më parë u kap teksa hynte në Kosovë me 1 milionë euro të fshehura në makinë.

25.02.2026. 16:37

Kishte 1 milionë euro në makinë, pezullohet polici i komisariatit nr.5

Drejtoria e standardeve profesionale në Policinë e Shtetit ka vendosur të pezullojë nga detyra efektivin e policisë Aurel Kaziu, i cili një ditë më parë u kap në pikën e kalimit kufitar të Merdares me 1 mln euro të padeklaruara.

Kaziu, së bashku me dy persona të tjerë po tentonin të kalonin nga Serbia drejt Kosovës me një furgon, brenda të cilit u gjetën të fshehura paratë.

Mësohet se personi që drejtonte mjetin është efektiv policie në komisariatin nr. 5 të Tiranës, Aurel Kazia, teksa dy personat e tjerë janë nga Kosova.

Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.

Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar se kujt i përkasin paratë e sekuestruar, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të ndonjë grupi shqiptar jashtë vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)