Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën në procesin gjyqësor të njohur si “Metamorfoza”, duke kërkuar dënime me burg për disa prej të pandehurve kryesorë të çështjes. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka, SPAK ka kërkuar 14 vite heqje lirie, ndërsa për ish-drejtuesin e policisë Ardit Hasanbegaj është kërkuar dënimi me 9 vite burg.
Sipas raportimeve mediatike, nëse Gjoka dhe Hasanbegaj shpallen fajtorë ata mund të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, çka do të sillte reduktimin e dënimit me një të tretën. Të dy akuzohen për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “grup kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Seanca e ardhshme është caktuar më 9 mars, datë në të cilën pritet që mbrojtja të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Ndërkohë, Pëllumb Gjoka po përballet edhe me një proces tjetër gjyqësor në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, ku ai dhe disa persona të tjerë akuzohen për përfshirje në vrasjen e Gjin Ndojit, alias Gjin Boriçi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)