Sherr me thika me një të ri grek, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

Mediat helene raportojnë se viktima është identifikuar si Aleks Vangjeli.

Burimi: Protothema

27.02.2026. 11:11

Sherr me thika me një të ri grek, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korinth të Greqisë, ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi u godit me thikë gjatë një sherri me një të ri grek.

Mediat helene raportojnë se viktima është identifikuar si Aleks Vangjeli. Adoleshenti fillimisht u paraqit në spitalin lokal me plagë në zonën e barkut, duke deklaruar se ishte përfshirë në një aksident. Më pas, edhe pse u dërgua me ambulancë drejt Athinës, fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, i cili deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Policia ende nuk ka zbardhur arsyet që çuan në sherrin midis të rinjve, por besohet se ka nisur për motive të dobëta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)