Përfshihet nga flakët godina e muzeut nënujor në Sarandë

Është përfshirë nga flakët godina që do të shërbejë si muze nënujor në qytetin e Sarandës.

27.02.2026. 18:59

Përfshihet nga flakët godina e muzeut nënujor në Sarandë

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së premtes në godinën në ndërtim të Muzeut Nënujor, në qytetin e Sarandës.

Flakët e mëdha dhe një re tymi kanë shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Sipas të dhënave, flakët kanë rënë në katet e nëndheshme të godinës, e cila më herët ka shërbyer si maternitet, teksa së fundmi po rindërtohet në formën e një muzeu.

Dyshohet se zjarri ka nisur në materialet prej polisteroli të përdorura gjatë punimeve.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në këtë godinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)