Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia holandeze, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, operacioni ka ndodhur pranë qytetit Urmon, ku policia ra në gjurmët e një makinë që ishte raportuar si e vjedhur.
Kur efektivët ndaluan mjetin, brenda tij gjetën disa arka të mbushura me fidanë kanabisi, të cilat dyshohet se do të mbilleshin në të ashtuquajturat shtëpi bari.
Drejtuesi i makinës rezultoi të ishte një person 28-vjeçar nga Shqipëria, pa vendbanim të përhershëm ose leje qëndrimi në BE.
Shqiptari u arrestua dhe po merret në pyetje për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tij, teksa makina e vjedhur do t’i kthehet pronarit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)