Plot me doza kokaine, kapet i riu që e shiste në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 18 vjeçar që shpërndante kokainë në zona të ndryshme të qytetit.

08.03.2026. 14:50

Plot me doza kokaine, kapet i riu që e shiste në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. L., pas një kontrolli të kryer nga shërbimet e policisë në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 7 mars 2026, rreth orës 23:45, në lagjen “28 Nëntori”, në zonën e njohur si “Lulishtja 1 Maj”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të riut, efektivët e policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Lënda ishte e ndarë në disa doza, çka ka ngritur dyshimet e hetuesve se ajo mund të ishte përgatitur për t’u shpërndarë. Pas konstatimit të kësaj sasie, 18-vjeçari është shoqëruar dhe më pas është arrestuar në flagrancë.

Materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)