Makinën ia mori nënës, i iku patrullës dhe përplasi dy efektivë, policia sqaron ndjekjen e 14-vjeçarit në Vlorë
Policia e Vlorës ka sqaruar përmes një njoftimi për mediat ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 14-vjeçar terrorizoi qytetin, teksa drejtonte rrezikshëm makinën e nënës së tij dhe nuk iu bind urdhrit për ndalim. I mituri në fund përplasi edhe një makinë policie duke plagosur dy efektivë.
Policia në Vlorë ka dalë me një deklaratë ku sqaron incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy efektivë mbetën të lënduar pas ndjekjes në rrugët e qytetit të një automjeti që drejtohej nga një 14-vjeçar.
Sipas Bluve të qytetit bregdetar, i mituri që drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme dhe nuk ju bind urdhrit të efektivëve për ndalim është arrestuar në flagrancë pasi përplasi automjetin e policisë.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të një shtetasi 14 vjeç. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, rreth mesnatës, në lagjen “24 Maji”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga i mituri, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit, ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të godasë shërbimet e Policisë me automjet.
Pas disa minutash ndjekjeje, në vendin e quajtur “Kinoteatri”, shërbime të tjera Policie i kanë bërë sërish shenjë për ndalim, por ai ka vijuar lëvizjen dhe ka goditur automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëmtimin e 2 punonjësve të Policisë në detyrë”, informon policia.
Uniformat Blu shtojnë më tej se në vijim të ndjekjes, i mituri ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga nga efektivët që ndodheshin në vendngjarje.
Po ashtu bëhet me dije se i është pezulluar leja e drejtimit nënës së 14-vjeçarit, pasi makina që djali drejtonte ishte në pronësi të saj. Ndërkohë dy punonjësit e policisë që mbetën të dëmtuar morën ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Veprimet procedurale u kryen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe nënës së të miturit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trajtimin e të miturve. Automjeti që drejtonte 14-vjeçari u bllokua, ndërsa pronares së automjetit (nënës së tij) iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masë administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ‘Shkatërrimi i pronës’”, informon më tej policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Uniformat blu e ndaluan të riun me një biçikletë të vjedhur në krah, ndërsa ai dyshohet se ka kryer të paktën edhe 4 grabitje të tjera në biznese të ndryshme në Tiranë.
Gjatë predikimit të tij, Papa foli për prezencën e vdekjes dhe dhunës në botë, duke iu referuar indirekt koflikteve, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, të cilat kanë tronditur botën.
Efektivët e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë arrestuar 27-vjeçarin Kelment Beqaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Drejtuesi i motoçikletës, i identifikuar si Klevis Gjoni, po tentonte të parakalonte makinën, e cila po kryente një manovër kthimi për t’u futur në një banesë. Në këtë moment ndodhi përplasja mes tyre, e cila ishte aq e fortë sa, si pasojë, 35-vjeçari mori plagë që i shkaktuan vdekjen.
Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi.
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën për Belinda Ballukun, ajo mbetet e pezulluar nga detyra, masë në fakt që nuk ka efekt sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as ministre dhe as zv.kryeministre.
Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Të dhënat e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Albi Hoxha, 24 vjeç.
Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 11.30 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për krijimin e një komisioni hetimor për AKSHI-n. Gjithashtu pjesë e rendit të ditës së Konferencës së Kryetarëve është edhe ajo e Partisë së Lirisë për ngritjen e një komisioni hetimor për rrugët.
Komente (0)