Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për dosjen e abuzimeve me tendera të Autoritetit Rrugor Shqiptar duke kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-kreun e këtij institucioni, Evis Berberi.
Berberi akuzohet nga SPAK për disa vepra penale të rënda, përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për të pritet të ulet me një të tretën.
Përveç masës së burgimit, SPAK ka kërkuar edhe ndalimin e tij nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të sekuestruara në zotërim të Berberit, përfshirë rreth 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë të rinj, si dhe pasuri të tjera.
Në të njëjtën dosje, SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për ish-drejtorin që e pasoi Berberin në krye të ARRSH, Gentian Gjyli, për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera, korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.
Edhe për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi, SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera. Ai po ashtu përfiton ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe ndalim nga funksionet publike për 5 vite.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për një skemë të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike, të kryer në bashkëpunim në disa procedura prokurimi. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehur të tjerë të përfshirë në këtë dosje.
PRETENCA E SPAK:
Evis Berberi- 10 vite burg burg
Brunilda Buli – 7 vjet e 6 muaj burg
Ervis Lami- 7 vjet e 6 muaj burg
Kamelia Tafaj – 2 vjet burg
Blerta Musabelli – 2 vjet burg
Adja Strazimiri – 1 vit e 6 muaj burg
Adrian Kroi – 1 vit e 6 muaj burg
Bledar Aliaj – 1 vit e 6 muaj burg
Ela Goxhaj – 1 vit e 6 muaj burg
Erald Elezi – 1 vit e 6 muaj burg
Genti Raça – 1 vit e 6 muaj burg
Gentjan Gjyli – 1 vit e 6 muaj burg
Gëzim Noni – 1 vit e 6 muaj burg
Jetmira Dervishi – 1 vit e 6 muaj burg
Shkëlqim Lusha – 1 vit e 6 muaj burg
Valbona Pepa – 1 vit e 6 muaj burg
Orjon Islamaj – 1 vit burg
Denis Xhoxhi – 1 vit burg
Adela Kica – 1 vit burg
Altin Marko – 1 vit burg
Artan Leskoviku – 1 vit burg
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)