Dy të rinj kanë përfunduar në spitalin e Fierit mbrëmjen e të dielës pasi ishin plagosur gjatë një konflikti të çastit. Njëri prej tyre ka pasur dëmtime me sende të forta ndërsa tjetri me thikë.
Policia thotë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa iështë identifikuar edhe njëri prej personave që i ka goditur, që sipas policisë është me precedent penal.
NJOFTIMI I PLOTE
Rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim se kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta, dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit.
Në vijim specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve që ka goditur këta shtetas, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, shtetas me precedent penal, i cili u shpall në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)