Rama: Mbrëmja kuqezi më e bukur se kurrë, prania e Vjosa Osmanit i dha festës më shumë kuptim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e sotme, më 28 nëntor, në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

29.11.2025. 00:16

Rama: Mbrëmja kuqezi më e bukur se kurrë, prania e Vjosa Osmanit i dha festës më shumë kuptim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia madhështore e mbajtur mbrëmjen e 28 nëntorit në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në reagimin e tij, Rama vlerësoi veçanërisht praninë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një element që i dha festës më shumë kuptim dhe emocion.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në ceremoni theksoi nevojën për një kulturë të re politike, që vendos interesin kombëtar mbi atë partiak. Ai u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve të kontribuojnë në rrugën e reformave dhe integrimit europian.

“113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë. Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër, ta bëjmë Shqipërinë të drejtë, të sigurt, moderne dhe europiane”, u shpreh Begaj, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe vullnetit për progres.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)