Pas tensioneve të shoqëruara me bllokim të punimeve dhe përdorim flakadanësh në seancën plenare të kësaj të enjteje, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar publikisht duke bërë thirrje për dialog dhe respektim të institucionit të Parlamentit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se Kuvendi nuk është thjesht një hapësirë debatesh politike, por institucioni ku sjellja dhe fjala e deputetëve duhet të pasqyrojnë përgjegjësi dhe të shërbejnë për mirëkuptim, e jo për përçarje.
“Kuvendi nuk mund të shndërrohet në arenë për beteja personale apo partiake. Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit,” shkruante Peleshi. Ai vlerësoi gjithashtu punën e Gardës së Republikës dhe shërbimeve të Kuvendit për korrektesën dhe përgjegjësinë e treguar gjatë situatës së tensionuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)