Sot protesta kombëtare e opozitës, blindohet Kryeministria

Sot në 18:00 opozita do të zbresë në shesh për të protestuar kundër qeverisë Rama dhe ministrave, të cilat i akuzon si të përfshirë në akte të rënda korrupsioni.

22.12.2025. 08:39

Sot protesta kombëtare e opozitës, blindohet Kryeministria

Partia Demokratike do të zbresë sot në mbrëmje sërish në sheshin përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë dhe ministrave të saj, të cilët i akuzon si të përfshirë në afera shumë të rënda korrupsionit.

Në qendër të protestës janë aferat e fundit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emri i së cilës del i përfshirë në abuzim me tendera miliona euroshe.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo e sotmja pritet të jetë më e madhe, madje nuk përjashtohen dhe skenarë të ndryshëm gjatë saj.

Deputetë të PD prej ditësh kanë dalë në terren, ku ftojnë qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste që do të nisë prej orës 18:00.

Policia e Shtetit pritet të zbatojë një plan masash për të shmangur incidentet në protestë, ndërkohë që përforcime ka pasur dhe në dyert dhe dritaret e Kryeministrisë.

Për shkak të protestës së opozitës pritet të ketë dhe bllokime të qarkullimit në disa zona të kryeqytetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)