Këtë të enjte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 800 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në Veri të vendit.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 1 / 14 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)