Dy javë pas votimit në Kuvend ku u rrëzua kërkesa e SPAK për të dhënë autorizimin për ish zv. kryeministren Belinda Balluku, vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare. Me këtë publikim vendimi hyn në fuqi.
VENDIMI I BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE
“Vendim për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku nëpërmjet zëvëndësimit të masës së sigurimit personal.
Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288, të Kodit të Procedurës Penale dhe të nenit 118, pikat 4, dhe 5, nenit 55, të Rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,
Kuvendi i Shqipërisë vendosi: I. Mosmiratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETAR Niko Peleshi ; Miratuar në datën 12.3.2026.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)