Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” ka hyrë në ditën e 18-të, ndërsa drejtuesit e saj vijojnë thirrjet për mobilizim të qytetarëve. Adriatik Lapaj, i pranishëm këtë të enjte para Kryeministrisë, bëri apel që qytetarët të marrin pjesë masivisht në tubimin e 4 janarit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e “klikës në pushtet”.
“Sot kemi nisur organizimin për protestën e 4 janarit. Në orën 12:00, të gjithë qytetarët, të mëdhenj e të vegjël, nga çdo cep i vendit dhe nga të gjitha shtresat sociale, përfshirë edhe fermerët që kanë mbetur pa dëmshpërblime pas përmbytjeve, duhet të bashkohen për të kërkuar largimin e këtij qeverisjeje,” tha Lapaj.
Ai shtoi se qytetarët po imponojnë një agjendë të re dhe po rikthejnë debatin publik, i cili sipas tij ishte penguar për vite me radhë. “Ka muaj që janë bërë publike raste flagrante të korrupsionit, siç ishte rasti i zv/kryeministres që u kap duke vjedhur para të qytetarëve, por heshtja ka qenë absolute. Tani qytetarët nuk po heshtin më dhe kërkojnë ndryshim të vërtetë,” deklaroi Lapaj.
Një pjesë e protestuesve theksuan se qytetarët duan drejtues të pakorruptuar, që nuk kanë rrënjët e lidhura me praktikat e vjetra të qeverisjes. “Edhe nëse dikush vjedh, një ditë nuk ka më mundësi për të shpëtuar,” shpjegoi Lapaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)