“Të rrëzojmë diktaturën e dytë” Berisha tregon skenarin e PD: Në shesh çdo natë

Sali Berisha deklaroi se opozita po mendon organizimin e protestave të përditshme përpara kryeministrisë për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

26.12.2025. 11:40

“Të rrëzojmë diktaturën e dytë” Berisha tregon skenarin e PD: Në shesh çdo natë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me demokratët e Manzës ka zbuluar dhe skenarët që pritet të ndjekë opozita për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Berisha shprehet se rruga e vetme është qëndresa, teksa shton se një nga variantet është protesta e përditshme përpara kryeministrisë.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit çdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinë të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

Partia Demokratike ka nisur protestat kundër qeverisë së kryeministrit Rama, ku çdo të hënë organizon një tubim në formën e Foltores.

Të hënën e fundit u mbajt dhe protesta e parë kombëtare, ku nuk munguan dhe bombat molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)