Beteja politike brenda Partisë Demokratike vijon në distancë. Edhe pse në deklaratat publike ka minimizuar tonet rreth lëvizjes së Ervin Salianjit, që ka nisur fushatën e takimeve me bazën në disa qytete, tashmë kreu i forcës opozitare, Sali Berisha po provon ta sfumojë.
Berisha njoftoi se këtë të shtunë, në orën 18:00 do të zhvillojë një takim me demokratët e qytetit të Korçës. Në të njëjtin orar, ashtu si e kishte lajmëruar përpara kreut të PD-së, Salianji do të jetë në Shkodër, për tu takuar me mbështetësit e kryeqendrës së veriut.
Përveç "përplasjes" së orareve, në betejën në distancë për të marrë më tepër vëmendje, ka edhe një të dhënë tjetër. Korça është një prej qyteteve të mëdha, në të cilin Salianji ende nuk ka zhvilluar takimet, për të kërkuar mbështetjen e demokratëve për rrymën e re brenda partisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)