Presidenti Begaj uron për Vitin e Ri: E ardhmja ndërtohet me angazhim të përditshëm

Ai i fton qytetarët të reflektojnë mbi vitin që lamë pas dhe të projektojnë shpresat për vitin që vjen.

31.12.2025. 12:55

Presidenti Begaj uron për Vitin e Ri: E ardhmja ndërtohet me angazhim të përditshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi qytetarët dhe bashkëkombësit për festën e Vitin e Ri 2026 përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.

Në urimin e tij, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e familjes, vlerave dhe kujdesit për brezin e ri, duke nënvizuar se investimi te fëmijët dhe të rinjtë është gur themeli i Shqipërisë europiane që aspirojmë.

“Pas çdo suksesi, ka punë dhe sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai i fton qytetarët të reflektojnë mbi vitin që lamë pas dhe të projektojnë shpresat për vitin që vjen, duke nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, besimit dhe mirëkuptimit mes njëri-tjetrit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)