Ish kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK këtë të hënë ku dhe ka zbuluar për gazetarët mesazhin e radhës që la si shënim gjatë paraqitjes së tij në institucionin e drejtësisë.
"Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha", tha ai për mediat.
Rama vijoi ai do të ketë fatin e Maduros, por do shihet nëse do e heqë populli apo të tjerë.
"Natyrisht, këtu kryefjala, dhe unë e kuptoj dhe e lexoj në sytë tuaj, se e keni Ramaduron tani, atë po prisni ju tani se ç’do të them unë për Ramaduron. Por unë do të them ato që ka Ramaduro vetë. Më lejoni pak t’u informoj se çfarë ka thënë Ramaduro për veten e tij. Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste Edi Ramën në ishullin Riker, jo në Metropolitan. Ishulli Riker është një ishull burg si muze, me të gjithë banditët e mëdhenj të historisë së SHBA. I kanë aty edhe gurët e varrit se kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më nga ishulli", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)