Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar arrestimin nga forcat amerikane të Presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, duke paralajmëruar një fat të ngjashëm për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sipas Berishës opozita do të kërkojë largimin e tij dhe fatin e shefit të qeverisë e ka në dorë populli.
Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga forcat amerikane gjatë inkursionit që zhvilluan herët në mëngjes në Karakas, nuk ka kaluar pa u komentuar as në Tiranë.
Sali Berisha, i cili shpesh e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me të, duke e etiketuar edhe si Ramaduro, u shpreh në daljen e parë të 2026-s se rënia e regjimit të Maduros është ogur i mirë edhe për Shqipërinë.
“Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar. Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij. Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro”, deklaroi Berisha.
Sipas kreut të PD, zhvillimet e fundit në Venezuelë do të jenë një shtysë për opozitën shqiptare që të kryejë detyrën e saj dhe misionin për të çuar vendin ne zgjedhje të parakohshme, për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
“Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve. Edi Rama apo Ramaduro i ka shpallur luftë të hapur drejtësisë. Në monologun e tij për tre orë pranoi të gjitha vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve, por nuk i konsideron vjedhje, ndaj edhe mori në mbrojtje Lubi Ballukun dhe Lindën e AKSHI-t për të cilën tha se kishte respekt maksimal. Rama u zotua se nuk do pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave për rrethin e tij familjar dhe ministrat e tij. Në këtë kontekst mbetet vetëm zëri i opozitës, po shkohet drejt një grusht shteti dhe fjalën e ka populli dhe vetëm populli. Kjo situatë na fton dhe nuk ka gjen të papërgatitur”, u shpreh Berisha.
17 janari do ta gjejë Adriatik Lapajn në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", bashkë me qytetarë e mbështetës të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", në protestën e tretë kombëtare, ku do të kërkohet largimi i Edi Ramës.
21:22 6 h më parë12.01.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me ftesë të presidentit Al Nanhyan për të marrë pjesë në Forumin e Javës së Qëndrueshmërisë.
21:07 6 h më parë12.01.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e 31 tetorit lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të rikthimit të tij në detyrë.
20:42 6 h më parë12.01.2026.
Autori
Një aksident është regjistruar në qendër të Kavajës. Një i ri 24 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara.
20:31 7 h më parë12.01.2026.
Autori
Një 83-vjeçare në Gjirokastër është shpëtuar nga zjarrfikësit e qytetit pasi banesa e saj në lagjen "18 Shtatori" u përfshi nga flakët, pasditen e sotme.
19:18 8 h më parë12.01.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të sfidojë drejtësinë. Në protestën e përjavshme para Kryeministrisë, kreu i demokratëve ftoi qytetarët të bashkohen në tubimin kombëtar të 24 janarit.
18:56 8 h më parë12.01.2026.
Autori
Drejtuesi i një makine ka shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti u përfshi nga flakët teksa po lëvizte. Shkak për zjarrin mendohet një shkëndijë elektrike.
18:33 9 h më parë12.01.2026.
Autori
PD përmes kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi përsërit akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Rama se po pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj në lidhje me çështjen ndaj zv.kryeministres Balluku.
17:31 10 h më parë12.01.2026.
Autori
Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji është pritur në një takim zyrtar nga e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila e ka uruar edhe për marrjen e detyrës.
17:20 10 h më parë12.01.2026.
Autori
Komente (0)