Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi një mbledhje të frontit opozitar ditën e premte, ku mes të tjerash do të diskutohen dhe hapat që do të ndjekë opozita kundër atij që ai e quan narkoregjim të Edi Ramës.
Sipas Berishës, skandalet e fundit të qeverisë janë një thirrje e fuqishme për qytetarët për t’u ngritur në revoltë.
“Opozita pa asnjë diskutim do të ketë protesta ndër më të fuqishmet. Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë.
Për opozitën, bllokimi nga Edi Rama i heqjes së imunitetit të Lubi Ballukut, marrja në mbrojtje e delinkuentes Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e tmerrshme me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë për t’i dhënë narko-diktatorit të tyre atë fund të turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelës”, u shpreh Berisha në konferencë për shtyp.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)