Partia Demokratike ka nisur këtë të hënë foltoren e saj të 6-të, duke hapur sezonin e ri të protestave në vend, kundër qeverisë. Aktiviteti i zhvilluar si zakonisht në sheshin përpara Kryeministrisë, ku qytetarët dhe strukturat e Partisë Demokratike u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikave të qeverisë Rama.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu bashkua protestuesve, duke nisur zyrtarisht Foltoren, ndërsa fjalimin e parë të ditës e ka mbajtur nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi. “Mbrojmë të vërtetat tona sepse janë të vërteta të qytetarëve. Sot 46 % e tyre janë rrezik varfëri apo në rrezik përjashtimi social. Qytetarët e kanë kuptuar se po kërkojnë ti shkatërrojë familjen. Ballukët, Agasët, Mirlindat bëjnë vallen e vdekjes mbi fatet shqiptarëve dhe vetë notojnë në luks të shfrenuar”, tha Boçi.
Partia Demokratike thekson se qëllimi i protestave është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe krijimi i kushteve për një alternativë politike në vend. Foltorja e 5 janarit 2026 shënon fillimin e një serie aktivitetesh që PD planifikon të zhvillojë gjatë muajve të ardhshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)