Padi në SPAK për Peleshin, PD: Mbron Belinda Ballukun

Anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve dhe këtë të enjte deklaruan se nuk është zhvilluar mbledhja me kërkesë të tyre.

08.01.2026. 12:56

Padi në SPAK për Peleshin, PD: Mbron Belinda Ballukun

Anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve dhe këtë të enjte deklaruan se nuk është zhvilluar mbledhja me kërkesë të tyre.

Sipas Gazment Bardhit ata kanë bërë padi në SPAK ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, që sipas tyre po mban peng këshillin.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, shprehen anëtarët e Partisë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)