Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 7 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Të tjera akuza të forta nga kreu i Partisë Demokratike ndaj kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës.
Nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me rastet e fundit të korrupsionit dhe investimeve të dyshimta infrastrukturore.
Kreu i PD-së tha: “Ai de-facto ka kryer një grusht shteti, duke marrë pushtetin e parlamentit. Ai po mbron kërkesën për heqjen e imunitetit. Ai ka dëshmuar se Belinda Balluku është ai dhe Lubia është thjesht shërbëtore e tij e verbër. Shqiptarët tashmë e kanë të qartë”.
Berisha iu referua skandalit të tunelit të Llogarasë dhe ndarjes së Unazës së Madhe, duke theksuar se këto janë vendime të drejtuara nga kryeministri Rama, të cilat kanë kosto shtesë për qytetarët.
“Është autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë, me një kosto 93 milionë euro më të madhe se sa ishte ofruar… Ndarja e 13 kilometrave të Unazës së Madhe në 14 lote, ku ka lote që kanë kushtuar 32 milionë euro, është totalisht urdhër dhe diktim i Ramës”, tha kreu i demokratëve.
Berisha akuzoi gjithashtu Ramën dhe Ballukun se, pasi vodhën miliona euro, shkojnë dhe ngushëllojnë qytetarët e prekur nga përmbytjet, duke e cilësuar këtë si një tentativë për rehabilitimin publik të Ballukut.
“Ky e dërgon për rehabilitim në fatkeqësi, bazuar në disa parime se në mortje pritet dhe armiku”, deklaroi Berisha, që mes të tjerave tha se vetëm një autokrat dhe diktator mund të lejojë raste të tilla si çështja “Balluku”.
Ngricat do të nisin javën që vjen, teksa IGJEUM parashikon që të hënën temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celcius më e ulëta në zonat malore deri në 5 gradë Celsius më e larta në vendet e ulëta dhe bregdet.
16:50 4 min më parë11.01.2026.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.
16:38 7 min më parë11.01.2026.
Autori
Një i mitur në qytetin e Durrësit do të procedohet penalisht pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ai humbi kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar.
16:25 20 min më parë11.01.2026.
Autori
Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar "Skema" ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërki dy të therë, të cilët i kanë marrë një personi 40 mijë euro duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si të njohur të tijët.
15:10 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Ka nisur në Ferras të Fierit procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet. Të dhënat e para flasin për 120 banesa të dëmtuara në shkallë të ndryshme.
14:56 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
14:15 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Në të gjithë vendin, prej shtatorit ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Deri tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 238 mijë qytetarë.
14:07 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Ish-presidenti Ilir Meta nga qelia ka vlerësuar dëshminë e ish-ministrit Arben Ahmetaj në një intervistë televizive, i cili sipas tij po çmonton organizatën kriminale në pushtet që ka marrë peng drejtimin e vendit.
13:51 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka plaçkitur 5 banesa në qytet.
13:32 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)