Balluku zbret në Libofshën e përmbytur: Do kompensohen të gjithë

Zv.kryeministrja Balluku vizitoi zonat e përmbytura nga lumi Seman në Fier dhe premtoi dëmshpërblim të plotë për banorët.

13.01.2026. 16:16

Balluku zbret në Libofshën e përmbytur: Do kompensohen të gjithë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbritur sërish në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Asturkas.

Teksa inspektoi disa shtëpi të përmbytura, Balluku foli me banorët për problemet e tyre dhe nënvizoi se strukurat janë në gatishmëri të plotë për të dhënë ndihmën e tyre.

Zv.kryeministrja premtoi se pasi të kryen verifikimet në terren do të dëmshpërblehen të gjithë fermët e prekur nga përmbytjet.

“Jemi në një stad më të përmirësuar të situatës. Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Evakuimi i qytetarëve është bërë i plotë. Kishim një situatë me barinjtë që nuk po arrinin të kontaktonin, ata janë gjetur dhe janë të sigurt.

Ndërsa në dy tre ditët në vijim nuk parashikohet reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar. Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet”, u shpreh Balluku.

Mëngjesin e sotëm, lumi Seman doli nga shtrati dhe përmbyti disa fshatra në Libofshë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Prej ditësh, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore që kanë shkaktuar përmbytje dhe bllokime rrugësh në shumë zona.

Situata më kritike në këto momente është në Obot, ku niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër dhe transporti i banorëve kryet vetëm me varkat e Forcave të Armatosura.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)