Sali Berisha ishte në Lezhë pasditen e së martës për të përkujtuar 35 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qark.
E teksa bëri një historik të shkurtër të rrugëtimit të Partisë Demokratike në këto vite, Berisha u ndal dhe tek ish-kryetari i Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një kalbësirë që ndante paratë me Edi Ramën.
“Menduan se na fshinë nga harta politike, por ne u ngritëm si feniksi. Në këto vite demokratët kanë kaluar kalvare, por dhe provën e madhe të guximit dhe dinjitetit. Një kalbësirë e brendshme e kapi PD. Një kryetar që i dhatë besimin ditën ishte me ju natën me Ramën ndante paratë e pazaret. Punonte kundër jush, idealeve tuaja sepse i tillë ishte ai dhe Rama.
Një njeri armik i pluralizmit. Ai gjeti dobësitë dhe po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD. Vendimi më i rëndësishëm ishte ai për të mbështetur në vjeshtën e 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasada në opozitë të vërtetë”, tha Berisha në Lezhë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)