Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbulohen direktivat e Ramës për socialistët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte pasdite grupin parlamentar socialist, disa ditë para se të nisë dhe sesioni i ri parlamentar javën e ardhshme.

16.01.2026. 11:45

Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbulohen direktivat e Ramës për socialistët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte grupin parlamentar socialist, disa ditë para se të nisë dhe sesioni i ri parlamentar javën e ardhshme.

Në mbledhjen që ka nisur prej orës 10:00 në Pallatin e Brigadave, Rama u ka komuikuar disa direktiva të vetëve, duke kërkuar që reformat të çohen përpara, edhe nëqoftë se mungon konsensusi me opozitën.

Teksa janë duke u diskutuar sfidat për sesionin e ri parlamentar, mësohet se Rama u ka komunikuar socialistëve se Parlamenti ka një rëndësi tepër të madhe në mbylljen e grup kapitujve me Bashkimin Europian.

Shefi i qeverisë ka kërkuar që fokusi i Kuvendit të jetë në ushtrimin e kontrollit ndaj institucioneve dhe në miratimin e ligjeve si kërkesë e BE.

Sakaq, në vijim pritet që në mbledhjen e socialistëve të diskutohet lidhur me objektivat e legjislaturës së re dhe ecurinë e punës së komisioneve parlamentare të përhershme dhe të përkohshme, ku pritet të raportojnë 13 kryetarë dhe nënkryetarë të tyre.

Kujtojmë se socialistët përballen edhe me një çështje të rëndësishme këtë fund muaji, pasi më 28 janar Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve do të mbajë mbledhjen për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)