"Rama hakeroi SPAK!", Berisha: Kryeministri të japë dorëheqjen

Kreu i Partise Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat tha se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka hakeruar sistemin e SPAK. Sipas tij, shefi i qeverisë ka kërkuar informacion për Ëngjëll Agaçin, duke publikuar dhe pjesë nga dosja hetimore. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

16.01.2026. 12:59

"Besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre. Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës.Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar. Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda. Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqjen e tij urgjente. Të dashur qytetare dhe qytetarë, shikoni pra se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar kërkonte të vidhte dokumentet sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të mund të kontrollonte këtë proces në mënyrat e tij. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal. Edhe njëherë kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të kryeministrit", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)