Hyri nga ballkoni/ Vodhi tre herë shtëpinë e shtetases italiane, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi kishte vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.

16.01.2026. 11:02

Hyri nga ballkoni/ Vodhi tre herë shtëpinë e shtetases italiane, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi kishte vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.  

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë spotive që e mbante pa leje. 

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Target”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:     

-D. C., 29 vjeç, banues në Sukth.   

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.    
 
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.       

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)