Një mijë investime në “Paketën e Maleve” është kushti që kryeministri Edi Rama iu vendosi kryebashkiakëve për ta plotësuar, në rast se duan të marrin afirmimin e tij për të rikandiduar për udhëheqjen e bashkive që aktualisht drejtojnë.
“Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë në shkallë vendi. Nuk janë shumë.
I kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashki. Nuk do të ketë asnjë rikandidim të mundshëm nëse nuk arrihet targeti”, tha Rama.
Kryeministri nga takimi që po zhvillohet në Golem theksoi se “Paketa e Maleve” është mënyra më e mirë për të thither kursimet e shqiptarëve që punojnë jashtë vendit dhe shprehu shqetësimin pse faza e parë e kësaj nisme nuk është mbyllur ende në disa bashki, pavarësisht interesit të lartë.
“Nuk mund të prisni vetëm nga buxheti i shtetit. Sot jo të gjithë bashkitë kanë kryer fazën e parë të ‘Paketës së Maleve’. E papranueshme. Nukk e di a e patë por kur paketa u shpall, kishte 700 e kusur aplikime vetëm në ditën e parë. Është mënyra të thithim kursimet e shqiptarëve jashtë vendit dhe të investojnë këtu. Ç’është kjo, kërkon shkencë të bëhet harta? Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë”, iu drejtua Rama, kryebashkiakëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)