I gjenden mijëra euro dhe dollarë, policia i bën “gjëmën” 67-vjeçarit në Korçë

Një 67-vjeçar është proceduar nga policia në Korçë, pasi ka tentuar të fuste 38 mijë dollarë në Shqipëri pa i deklaruar.

17.01.2026. 09:53

I gjenden mijëra euro dhe dollarë, policia i bën “gjëmën” 67-vjeçarit në Korçë

Tentativa për të kaluar në Kapshticë me disa mijë dollarë të padeklaruara, i ka kushtuar shtrenjtë një 67-vjeçari, i cili është proceduar nga policia.

Po ashtu, pas një kontrolli në banesë atij i janë gjetur edhe 35.000 euro cash, të cilat po ashtu i janë sekuestruar.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara. Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Për 67-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)