Nga mbledhja e Grupit të PS, Rama kalon në retreat me kryebashkiakët në Golem

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje me kryetarët e bashkive në Golem, vetëm një ditë pas mbledhjes së Grupit të PS, ku paralajamëroi ndryshime kushtetuese dhe këmbënguli për angazhim maksimal në punën për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

17.01.2026. 08:52

Nga mbledhja e Grupit të PS, Rama kalon në retreat me kryebashkiakët në Golem

24 orë pasi ju shpërndau deputetëve socialistë dhe ministrave direktivat për ecurinë e sesionit të ri parlamentar dhe në mbledhjen në Pallatin e Brigadave u a bëri të qartë se në 12 muajt në vijim duhet punuar fort për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE-së, kryeministri Edi Rama do të mbajë një tjetër mbledhje të rëndësishme.

Këtë herë ka zgjedhur Durrësin për një retreat me kryebashkiakët e vendit. Duke nisur nga ora 11:30, në një nga resortet në Golem, shefi i qeverisë  do të ulet të diskutojë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.

Mbledhja me kryebashkiakët vjen jo më larg se një javë nga situata e krijuar prej përmbytjeve në vend, të cilat goditën më rëndë qytete si Durrësi, Selenica, Gjirokastra e Fieri.

Mësohet se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë puna për administrimin e territorit nga udhëheqja lokale, por edhe ecuria e aplikimeve dhe zbatimit në terren të “Paketës së Maleve”, një nismë për rijetëzimin e fshatrave të braktisur përmes argoturizmit, të cilën e ka lançuar Partia Socialiste.

Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur Paketës së Maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare për zhvillim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)