Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka komentuar mbi krijimin e kompanisë shtetërore KAYO, duke sqaruar qëllimet dhe funksionin e saj.
“Ka akuza që kjo kompani është krijuar për të kanalizuar paratë e drogës dhe për të hapur rrugë kontrabandës së armëve. Nuk është e vërtetë. Kjo nuk është kompani private, por e shtetit shqiptar,” tha Rama.
Ai shpjegoi se krijimi i KAYO-s lidhet me nevojën për të menaxhuar blerjet e pajisjeve për Forcat e Armatosura dhe NATO-n:
“Rritja e buxhetit të NATO-s bëri që Kryeministria të ishte si një supermarket ku hynin shitës nga të gjitha vendet për të ofruar makina, aeroplanë, helikoptera, pushkë e raketa. Ne nuk mund të përdorim këto para vetëm për të blerë, por duhet të prodhojmë vetë disa pajisje, përfshirë automjetet dhe uniformat, dhe madje edhe për eksport,” theksoi ai.
Rama shtoi se prodhimi i uniformave në Shqipëri do të jetë një prioritet:
“Kemi dijen më të madhe në Europë për të qepur. Kemi 30 vite që qepim për Versace dhe gjithë saqet e botës. Të gjitha uniformat do prodhohen në Shqipëri nga shqiptarët, duke shmangur tenderat e shtrenjtë dhe duke siguruar punë për vendin,” tha Kryeministri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)