Qendra e riatdhesimit në Shqipëri, ministri italian i Mbrojtjes: Gjykatat po luajnë lojë ideologjike

Tensionet mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë në Itali mbeten të larta. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, gjatë një eventi në Bologna të organizuar nga Lega në mbështetje të referendumit, sulmoi hapur një pjesë të gjyqtarëve lidhur me çështjen e Qendrave të Riatdhesimit në Shqipëri.

07.03.2026. 16:42

Ai deklaroi se disa “magjistratë të ideologjizuar” po rrezikojnë punën e qeverisë në menaxhimin e emigracionit.

Sipas Piantedosit, pas vendimit për të dërguar migrantë në qendrat e qëndrimit për riatdhesim në Shqipëri, qëndron puna e policëve dhe magjistratëve që kanë ndjekur penalisht këta persona. Por, sipas tij, kjo punë rrezikon të përmbyset nga një qëndrim i paragjykuar dhe ideologjik i disa magjistratëve, të lidhur me rryma të brendshme në sistemin e drejtësisë, të cilët, sipas ministrit, e kanë kthyer këtë çështje në një betejë ideologjike kundër politikave të qeverisë.

Ministri i Brendshëm shtoi më tej: “A ju duket normale që disa magjistratë në detyrë të paragjykojnë masat ligjore që miraton qeveria, duke thënë se është e kotë të bëhen këto ligje sepse nga CPR-të në Shqipëri nuk do të mbetet gjë tjetër veçse rrënojë dhe se këto ligje nuk do të zbatohen kurrë?”

Ai ngriti gjithashtu pyetjen nëse është normale që persona të vendosur në qendrat e riatdhesimit, si në Shqipëri ashtu edhe në territorin italian, për krime të rënda, përfshirë përdhunime apo vepra të tjera të rënda penale, të përfundojnë sërish të lirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)