Arratisja e Altin Ndocit, mbeten në burg tre nga 8 të arrestuarit

Vetëm tre nga efektivët e Policisë së Burgjeve, që kryen shoqërimin e të arratisurit Altin Ndoci nga Burgu i Durrësit drejt spitalit të qytetit, do të mbeten pas hekurave.

17.01.2026. 14:14

Arratisja e Altin Ndocit, mbeten në burg tre nga 8 të arrestuarit

Në seancën e sotme gjyqësore që zgjati 4 orë, trupa e gjyqtarëve në Gjykatën e Durrësit vendosi ish-zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazajn dhe dy nga efektivët e Policisë së Burgjeve, që kryen shoqërimin e të arratisurit Altin Ndoci drejt spitalit të qytetit, do të mbeten pas hekurave.

Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është vendosur për kryeinfermierin që firmosi me urgjencë rekomandimin për dërgimin e Ndocit për vizitë në spitalin e Durrësit dhe komisaren Violeta Uka, ndërsa tre punonjësit e tjerë të Policisë së Burgjeve do të duhet të paraqiten para oficerit të policisë gjyqësore.

Prokurori i çështjes ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg” për të gjithë të arrestuarit, duke argumentuar se veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar rëndë sigurinë e institucionit penitenciar dhe kanë favorizuar arratisjen, por togat e zeza kanë vendosur ndryshe.

Në total, policia arrestoi 10 persona pas arratisjes së Ndocit, teksa ditën e djeshme pas shkarkimit nga detyra u vu në pranga edhe ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj.

Sakaq masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është vendosur për mjeken e burgut, Ylfete Sema, e cila kishte rekomanduar vizitën e “ushtarit” të Çopjave në spital.

MASAT E SIGURISE:

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve –  Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëp

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)