Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat e fundit që siguruan vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Blutë fituan 2-0 edhe në ndeshjen e kthimit me Tiranën. Neziri dhe Guindo me golat e shënuar në secilën pjesë të lojës i dhanë suksesin ekipit të Ilir Dajës.
Dinamo kishte fituar me të njëjtin rezultat edhe në takimin e parë, duke triumfuar plotësisht në derbin e Kupës. Egnatias në anën tjetër i mjaftoi barazimi 0-0 përballë Teutës. Rrogozhinasit arritën të menaxhonin me kujdes avantazhin 2-1 të sfidës së parë të luajtur në Durrës.
Dinamo dhe Egnatia i bashkohen në gjysmëfinale Elbasanit dhe Vllaznisë. Verdheblutë arritën të përmbysnin Partizanin dhe fituan 3-1, duke e siguruar vendin mes katër më të mirave të Kupës në sfidën e luajtur në kryeqytet. Ndërkohë, Vllaznia festoi suksesin 2-1 ndaj Bylisit, pasi kishte fituar minimalisht edhe ndeshjen e parë.
Foto: LSA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një nismë për shitjen e banesave me çmimin simbolik prej 1 euro në veri të Italisë ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, duke sjellë një “bum” aplikimesh që ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare.
Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Julian Alvarez me penallti iu përgjigj avantazhit të anglezëve me 11-metërshin e Gyökeres.
Sipas rregullit të ri çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa flet me një kundërshtar në fushë do të ndëshkohet në të ardhmen me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Po ashtu të gjithë lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste do të përjashtohen me karton të kuq.
Një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve u zhvillua në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale.
Hyrja e McLaren në golf ndjek një strategji të qartë: transferimin e teknologjisë dhe inovacionit nga Formula 1 në sportin e golfit, me synimin që të shtyjë kufijtë e dizajnit dhe performancës.
Ish-lojtari i Napolit, aktualisht pjesë e Galatasaray, akuzohet për mospagim të kësteve të leasing për një makinë luksoze, duke krijuar një borxh prej rreth 90 mijë eurosh.
Nëse miratohen, rregullat e rishikuara do të mbajnë pragun e pezullimit prej dy kartonësh të verdhë, por do të fusin dy pika rivendosjeje, që janë pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve.
Komente (0)