Man. City frenohet nga Nottingham Forest, Arsenali shkon në +7

Edhe pse City ka një ndeshje më pak se kryesuesit e Premier League, ky barazim rrezikon ti kushtojë shumë ekipit të Pep Guardiola-s.

04.03.2026. 23:29

Man. City frenohet nga Nottingham Forest, Arsenali shkon në +7

Arsenali ka thelluar diferencën në krye të renditjes së Premier League në shtatë pikë, pasi mposhti 1-0 Brighton. Golin vendimtar e shënoi Bukayo Saka në pjesën e parë. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta nuk ishte në formën e saj më të mirë, duke u shfaqur e ngadaltë dhe e pasaktë në sulm, si dhe e luhatshme në mesfushë. Megjithatë, “topçinjtë” arritën të ruajnë avantazhin dhe të sigurojnë fitoren e tretë me radhë në kampionat.

Ky ishte mbi të gjitha një sukses me peshë, në një mbrëmje kur rivalët direktë humbën pikë. Manchester City u ndal në barazim 2-2 në shtëpi nga Nottingham Forest, duke humbur dy pikë të rëndësishme në garën për titull.

Goli i parë u realizua nga Antoine Semenyo, ndërsa miqtë barazuan me Morgan Gibbs-White. Në pjesën e dytë, Rodri riktheu avantazhin për “citizens”, por Elliot Anderson vendosi sërish baraspeshën. Edhe pse City ka një ndeshje më pak se Arsenali, ky barazim rrezikon ti kushtojë shumë ekipit të Pep Guardiola-s.

Në takimet e tjera, Newcastle fitoi 2-1 ndaj Manchester United. Osula, i aktivizuar si zëvendësues, i dha fitoren bardhezinjve që luajtën për një pjesë loje në inferioritet numerik. Chelsea fitoi 4-1 në fushën e Aston Villa, me Joao Pedro që ishte heroi i bluve të Londrës, pas tre golave të realizuar. Sukses minimal për West Ham në fushën e Fulham, ku Summerville realizoi rrjetën vendimtare për miqtë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)