Raketa balistike i ishte drejtuar Turqisë, reagon Tirana zyrtare: Sulmet e Iranit rrezikojnë destabilizimin e rajonit

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka sjellë reagimin zyrtar të Shqipërisë, pasi një raketë balistike hyri në hapësirën ajrore të Turqisë.

04.03.2026. 20:59

Raketa balistike i ishte drejtuar Turqisë, reagon Tirana zyrtare: Sulmet e Iranit rrezikojnë destabilizimin e rajonit

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka sjellë reagimin zyrtar të Shqipërisë, pasi një raketë balistike hyri në hapësirën ajrore të Turqisë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se vendi ynë qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, duke e cilësuar atë aleate në NATO dhe partnere strategjike.

Në reagimin e saj, Ministria mirëpriti ndërhyrjen e menjëhershme të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat arritën të neutralizojnë raketën balistike, duke mbrojtur popullsinë civile dhe territorin e Aleancës.

Sipas MPEJ-së, sulmet e Iranit konsiderohen të papërgjegjshme dhe me potencial për të destabilizuar më tej rajonin, në një kohë kur tensionet janë tashmë të larta. Autoritetet shqiptare nënvizojnë se një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për garantimin e sigurisë kolektive të NATO-s dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)