Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një vale të re sulmesh ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme kundër infrastrukturës ushtarake të regjimit iranian.
Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë të ditur se kanë filluar një seri të re goditjesh që synojnë objektiva ushtarake në zona të ndryshme të qytetit. “IDF ka nisur një valë shtesë sulmesh që kanë në shënjestër infrastrukturën ushtarake që i përket regjimit iranian në të gjithë Teheranin”, thuhet në njoftim, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendndodhjet specifike të objektivave. Sipas ushtrisë, informacione të tjera pritet të publikohen në vijim.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se gazetarët e saj në terren kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në kryeqytetin iranian mbrëmjen e së mërkurës, duke konfirmuar intensifikimin e sulmeve.
Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite kishte njoftuar se forcat ajrore kishin përfunduar një “sulm në shkallë të gjerë” ndaj një kompleksi në pjesën lindore të Teheranit, ku ndodheshin qendra komandimi dhe personel i sigurisë së brendshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)