Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për tetë të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”, duke shpallur fajtorë disa prej tyre dhe duke caktuar masat përkatëse të dënimit. Ish-zyrtari Klodian Rrjepaj u dënua me 6 vite burg për akuzat “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”.
Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ai përfiton uljen e një të tretës së dënimit, duke e çuar masën përfundimtare në 4 vite heqje lirie. Me të njëjtën masë fillestare u dënua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, 6 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 4 vite burg.
Ndërsa për Marsela Sejranajn, gjykata vendosi 3 vite e 6 muaj burg. Pas uljes së dënimit me një të tretën, ajo është dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg. Po ashtu, trupi gjykues vendosi heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)