Pesë ditë luftë në Lindjen e Mesme, mbi 1 mijë të vrarë, frikë për përhapje të konfliktit
SHBA paralajmëron goditje më të thella ndaj Iranit, ndërsa Teherani vijon sulmet me raketa e dronë. Viktimat po rriten, tensionet po përhapen në rajon dhe tregjet globale po ndiejnë pasojat e përshkallëzimit të konfliktit.
Lufta në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re përshkallëzimi, ndërsa Uashingtoni paralajmëron se do të godasë “më thellë” brenda territorit iranian. Në një konferencë në Pentagon, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se operacioni ushtarak është ende në “ditët e para”, por do të përshpejtohet. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, theksoi se pas vendosjes së epërsisë ajrore, forcat amerikane do të zgjerojnë goditjet në thellësi të Iranit.
Sipas Pentagonit, një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në ujëra ndërkombëtare, hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një anije armike mbytet me silur nga marina amerikane. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes ajrore i NATO-s rrëzoi një raketë iraniane që po drejtohej drejt hapësirës ajrore të Turqisë, duke rritur frikën e zgjerimit të konfliktit përtej Lindjes së Mesme.
Irani ka vijuar sulmet hakmarrëse me raketa balistike dhe dronë ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në rajon. Megjithatë, sipas gjeneralit Caine, sulmet iraniane kanë rënë me 86% krahasuar me ditën e parë të luftës, ndërsa sulmet me dronë janë ulur me 73%. Pavarësisht kësaj, viktimat në Iran po shtohen. Agjencia e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA raporton mbi 1,000 të vrarë që nga nisja e bombardimeve.
Një nga episodet më tronditëse ishte sulmi ndaj një shkolle fillore për vajza në qytetin Minab, ku sipas mediave shtetërore iraniane u vranë mbi 160 fëmijë dhe 14 mësues. Administrata amerikane ka deklaruar se po heton ngjarjen, duke theksuar se nuk synon objektiva civile.
Ankaraja zyrtare ka theksuar se nuk është palë në konflikt, nuk ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore apo të bazave ushtarake në territorin turk për operacione luftarake.
Ndërkohë, përplasjet janë zgjeruar në Liban, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut në periferi të Bejrutit. Irani dhe Hezbollahu kryen edhe sulmin e parë të koordinuar ndaj Izraelit që nga nisja e luftës, duke lëshuar raketa njëkohësisht nga Irani dhe Libani.
Në planin diplomatik, përçarjet janë të dukshme. Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar disa aleatë evropianë për qëndrimin e tyre. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se Spanja thotë “jo luftës”, pasi Trump kërcënoi me ndërprerje tregtie ndaj Madridit. Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz pranoi se ka “shumë pikëpyetje” mbi strategjinë amerikane afatgjatë për Iranin.
Ndikimi ekonomik po ndihet globalisht. Çmimi i karburantit në SHBA u rrit me 20 cent për gallon brenda dy ditësh, ndërsa tregjet aziatike pësuan rënie të forta, veçanërisht Koreja e Jugut dhe Japonia, që varen nga importet e gazit nga Lindja e Mesme. Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon mbi 20% e naftës botërore, është pjesërisht e bllokuar, duke kërcënuar furnizimin global me energji dhe ushqime. Vendet e Gjirit importojnë rreth 85% të ushqimit të tyre dhe çdo ndërprerje detare rrezikon krizë furnizimi.
Në terren, frika po rritet edhe në Irakun verior, ku autoritetet kurde druajnë se mund të përfshihen në konflikt nëse territori i tyre përdoret si bazë për operacione kundër Iranit. Ndërkohë, Irani ka përjetuar një ndërprerje masive të internetit prej më shumë se 100 orësh, duke kufizuar informacionin nga brenda vendit.
Teksa lufta hyn në ditën e pestë, retorika është ashpërsuar dhe rreziku i një konflikti rajonal të gjerë mbetet i lartë. Për momentin, përpjekjet diplomatike duken të zbehta përballë zhvillimeve ushtarake që po intensifikohen çdo orë.
Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas raportimeve për një raketë iraniane që u pikas mbi hapësirën ajrore turke, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga autoritetet dhe strukturat e sigurisë së NATO-s.
Mark Rutte ka nisur vizitën zyrtare në Shkup, e para si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe më pas nga presidentja e vendit. Gordana Siljanovska-Davkova.
Zëdhënësi i kampit të muxhahedinëve në Manzë, Shahriar Kia ka reaguar pas lajmeve se Irani mund të godasë Shqipërinë. Ai totë se nuk ka kapacitetin teknike për këtë.
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
Civilët në Liban po hasin vështirësi serioze për të siguruar ilaçe, ndërsa bombardimet nga Izraeli vijojnë në disa zona të vendit. Situata është veçanërisht e rëndë në kryeqytetin Bejrut, i cili ka qenë nën sulme për disa ditë radhazi.
Ndërsa qielli mbi ta mbushej me zhurmën e avionëve luftarakë që patrullonin për të neutralizuar valë dronësh dhe raketash iraniane, turistë dhe banorë të huaj në Dubai vijonin të shijonin diellin në plazh. Vetëm rreth 160 kilometra larg, përtej ujërave të Gjirit, ndodhet bregdeti i Iran, ndërsa konf
Ankaraja zyrtare ka theksuar se nuk është palë në konflikt, nuk ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore apo të bazave ushtarake në territorin turk për operacione luftarake.
Pak ditë para sulmit të përbashkët të Izraelit dhe SHBA, e akuzonte liderin për shtypjen e protestave, e quante “Djall” dhe fliste për gjak të pafajshëm të derdhur.
Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas raportimeve për një raketë iraniane që u pikas mbi hapësirën ajrore turke, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga autoritetet dhe strukturat e sigurisë së NATO-s.
Komente (0)