Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë në rritje në rajon, autoritetet shqiptare kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që ndodhen aktualisht në Iran.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë, rezidentë apo vizitorë në Iran, të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqi, nëpërmjet pikave kufitare tokësore Iran-Turqi, që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
Sipas njoftimit zyrtar, komunikimi paraprak me ambasadën është i domosdoshëm për të garantuar asistencën konsullore dhe për të mundësuar koordinimin me autoritetet përkatëse turke, në përputhje me udhëzimet e tyre. Ministria thekson se kjo procedurë është thelbësore për të lehtësuar kalimin kufitar dhe për të shmangur vonesa apo problematika të mundshme gjatë udhëtimit.
Për çdo informacion shtesë ose në rast nevoje urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në Ankara në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85
si dhe përmes email-it: embassy.ankara@mfa.gov.al.
Autoritetet shqiptare vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)