“Largohuni menjëherë nga Iraku”: Vendi në “blackout” total, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Sipas zyrtarëve, mbi 17,500 amerikanë janë rikthyer në Shtetet e Bashkuara prej përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.

04.03.2026. 20:38

“Largohuni menjëherë nga Iraku”: Vendi në “blackout” total, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e SHBA në Baghdad ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen sa më shpejt nga Iraku për arsye sigurie. “Shtetasit amerikanë në Irak inkurajohen të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të qëndrojnë në shtëpi derisa kushtet të jenë të përshtatshme për udhëtim”, thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në platformën X. “Nëse largimi do të ishte i sigurt në këto momente, amerikanët duhet të ikin tani nga Iraku”.

Sipas zyrtarëve, mbi 17,500 amerikanë janë rikthyer në SHBA prej fillimit të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. Vetëm këtë të martë, u kthyen më tepër se 8,500 persona. Zv.sekretari i Shtetit, Dylan Johnson deklaroi se Departamenti i Shtetit ka asistuar rreth 6,500 shtetas, shumica e të cilëve ka përdorur fluturime komerciale të pavarura. Po ashtu, SHBA po organizon fluturime charter falas për të ndihmuar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi në siguri.

Ndërkohë, Iraku po përballet me një ndërprerje totale të energjisë elektrike që prek të gjithë vendin. Njoftimi është dhënë nga Ministria e Energjitikës së Irakut nëpërmjet një komunikate për mediat, ndërsa rajoni përballet me përshkallëzim të tensioneve. Agjencia shtetërore e lajmeve “Iraqi Neës Agency” raporton se autoritetet kanë deklaruar një “ndërprerje totale” të furnizimit me energji elektrike dhe po punojnë intensivisht për të “identifikuar shkaqet” dhe për të rikthyer shërbimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)