“Spanja pranon të bashkëpunojë me SHBA për Iranin”, Shtëpia e Bardhë: Nën vëzhgim djali i Khameneit

Pas deklaratave të presidentit Donald Trump ndaj Madridit, zëdhënësja Karoline Leavitt tha se vendi iberik ka pranuar të punojë në koordinim me amerikanët për zhvillimet që lidhen me Teheranin.

04.03.2026. 20:05

“Spanja pranon të bashkëpunojë me SHBA për Iranin”, Shtëpia e Bardhë: Nën vëzhgim djali i Khameneit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Spanja ka rënë dakord të “bashkëpunojë” me ushtrinë amerikane lidhur me situatën në Iran. Pas deklaratave të presidentit Donald Trump ndaj Madridit, zëdhënësja Karoline Leavitt tha se vendi iberik ka pranuar të punojë në koordinim me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet që lidhen me Teheranin.

Ndërkohë, Leavitt konfirmoi se shërbimet amerikane të inteligjencës po monitorojnë situatën lidhur me djalin e ish-Udhëheqësit Suprem iranian, Mojtaba Khamenei. Ai konsiderohet si pasues i mundshëm i të atit në krye të vendit.

“I kemi lexuar raportimet dhe inteligjenca jonë po përpiqet të analizojë situatën, por e vërteta është se duhet të presim”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)