Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet drejtori i shkarkuar i Burgut të Durrësit

Policia ka arrestuar drejtorin e saposhkarkuar të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e arratisjes së bujshme të Altin Ndocit.

16.01.2026. 16:00

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet drejtori i shkarkuar i Burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit ka çuar pas hekurave drejtorin e saposhkarkuar të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj.

Vetëm një ditë pasi u shkarkua nga detyra dhe vendin e tij e zuri Edmond Llabani, Cërloj është arrestuar nga policia nën akuzën për "shpërdorim detyre", në kuadër të hetimeve më të gjera që po zhvillohen për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia po ashtu ka arrestuar Ylfete Sema, shefen e shërbimit të kujdesit shëndetësor, ndërsa më herët për të njëjtën ngjarje u janë vënë prangat edhe 7 punonjësve të Policisë së Burgjeve, si edhe kryeinfermierit të IEVP Durrës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)